Ballina Kronika DURRES/ “Zhduket” 49-vjeçari, kallëzimi u bë nga…

DURRES/ “Zhduket” 49-vjeçari, kallëzimi u bë nga…

59
0

Një 49-vjeçar është raportuar i zhdukur në qytetin e Durrësit.

Kallëzimi është bërë nga i ati, një 85-vjeçar, i cili ka njoftuar policinë për humbjen e kontakteve me të birin.

Sipas deklaratës, ai nuk ka pasur asnjë informacion për vendndodhjen e të birit që prej datës 21 prill 2025. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për gjetjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Në Komisariatin e Policisë Durrës është paraqitur shtetasi M. K., 85 vjeç, banues në Durrës, i cili ka kallëzuar se më datë 21.04.2025, ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin A. K., 49 vjeç.

Punohet për gjetjen e tij.