Nga Sami Arifi
Greqia shoveniste, pas okupimit të Çamërisë pretendonte ta pushtoi edhe pjesën tjetër të Shqipërisë së Jugut, ajo kishte realizuar një marrëveshje të fshehtë me Serbinë, më 01 qershor të vitit 2913, për ndarjen e Shqipërisë në dy zona ndikimi që për kufi në mes Greqisë dhe Serbisë të ishte lumi Shkumbin. Vetëm me Traktatin e Lozanës në Zvicër, të mbajtur në janar të vitit 1923, u detyruan në mënyrë të dhunshme nga shteti grek të shpërngulën prej trojt e tyre shekullore më se 384.000 shqiptarë, shumica ishin nga Çamëria. Gjenerali Napoleon Zerva, gjatë viteve 1944-1945, në Shqipëri përmes krimeve dhe gjenocidit i dëboi me forcë mbi 30.000 shqiptarë çamë nga Greqia, „kinse“ ata nuk e paskan luftuar nazifashizmin.
Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë këmbëngulës, nga se realiteti historik kërkon që shteti grek duhet të njohë gjenocidin e bërë ndaj “çamëve shqiptarë”, para dhe gjatë vitit 1944-1945.
Më 17 dhjetor të vitit 1917 u nënshkrua Protokolini Firencës, Fuqitë e Mëdha i kërkuan Greqisë, më 13 shkurt 1914, që ushtrinë e saj ta largonte sa më parë prej Shqipërisë dhe mos të nxiste ndonjë lëvizje kundër shtetit shqiptar. Mirëpo shteti grek ndërmori të gjitha masat për organizimin e “lëvizjes autonomiste Vorio Epirote”.
Udhëheqja greke urdhëroi ushtrinë të heqin uniformën dhe të veprojnë me rroba civile duke u shndërrua në trupa andartësh, “kinse” të pakontrolluar nga qeveria që dogjën qindra fshatra duke masakruar njerëz të pafajshëm, bandat greke mbi 2000 fshatarë të Hormovës i dërguan në kishën e fshatit Kodër ku aty, një nga një, i masakruan.
Majori himariot grek, Spiro Spiromiloja, shpalli “autonomin” e Himarës në një zonë që përfshiheshin shtatë fshatra bregdetare të banuara krejtësisht me shqiptarë.
Nënshkrimi i Protokolit të Korfuzit, 17 maj 1914, ishte në kundërshtim me “Statutin Organik të Shqipërisë” që ishte miratuar nga Fuqitë e Mëdha dhe shkelte sovranitetin e shtetit shqiptar.
Ky Protokol kërkonte që forcat greke t’i ndërprisnin menjëherë luftimet që ishin paraqitur nën petkun e “Vorio Epirit”.
Ministri i Jashtëm rus Sazanov në një intervistë që i dha gazetës “Coriere della Sera” deklaroi se: “Ne nuk njohim një mbretëri shqiptare. Shqipëria vdiq para se të lindë. Ajo pati një jetë pa jetë, sikurse e kishim menduar”.
Shqipëria u shndërrua në fushë pushtimesh të vendeve të huaja gjatë Luftës së Parë Botërore (LPB).
Shqipërinë e Jugut e kishte pushtuar ushtria greke, madje ajo kishte shpallur dekret në mbertërinë e aneksimit të saj gjatë viteve, nga tetori 1914 deri në mars të vitit 1916. Viset tjera shqiptare i pushtoi ushtria serbe e cila u shtri në Shqipërinë e Mesme, ndërsa Mali i Zi, hyri në Shkodër dhe në disa pjesë të Shqipërisë së Veriut, derisa edhe Korça në vitin 1916 u pushtua nga forcat françeze.
Greqia, pretendimet territoriale i ngriti edhe në Konferencën e Paqes në Versajë më 1919…
Kryetarja e grave shqiptare, nga Çamëria, jashtë vendit, Lejla Dino, e cila kishte njohje personale me zonjën e Presidentit Uillson i drejtoi Presidentit një letėr për mbrojtjen e çështjes shqiptare në përgjithësi dhe të çështjes Kosovës dhe Çamëriaë në veçanti.
Greqia bënte çmos që popullsinë shqiptare ta eliminojë, ajo shfrytëzojë rastin më 30 janar 1923 në Traktatin Lozanës “kinse” do të bëj këmbimin e popullsisë turke e greke në këto dy shtete, përmes kësaj marrëveshje u detyruan nga dhuna e shtetit grek të shpërngulen më se 384.000 shqiptarë kryesisht nga Çamëria. Ndërsa nga Turqia ishin shpërngul për në Greqi më se 150.000 grekë ortodoks, po që kishte edhe shqiptarë ortodoks, siç ishte rasti, nga qyteza Ibrig-Tepes, ku në këtë valë ishte i përfshirë edhe Fan S. Noli, i cili rrëfen për vuajtjet e mëdha që u bëri pakujdesia e shtetit grek shqiptarëve ortodoks të ardhur në Greqi (Fan S. Noli, Vepra V, Autobiografia…, Prishtinë,1988. Fq,90,91).
Gjatë këmbimit të detyruar me dhunë, gjatë viteve 1923-1925, shteti grek përzuri mbi 60.000 shqiptarë (40.000 nga viset e Maqedonisë dhe 20.000 nga krahina e Epirit).
Dëbimi me dhunë dhe rrëmbimi i pasurisë së shqiptarëve nga shteti grek shkaktoi armiqësi dhe urrejtje midisë shqiptarëve dhe grekëve. Terrori dhe pasiguria e plotë nga shteti grek bëri që të boshatiset popullata shqiptare si: Konica, Janina, Preveza e shumë qytete tjera…
Çamët përbuzeshin dhe trajtoheshin mbeturina të fundit, pra, ardhja në fuqi e diktaturës fashiste të Metaksait në Greqi e rëndoi edhe më shumë gjendjen e komunitetit shqiptarë çamë, posaçërisht të atyre mysliman.
Politika thellësisht armiqësore nga qarqet shoveniste greke ndaj shqiptarëve në krye me Napoleon Zervën vështirësojë, së tepërmi, bashkimin e popullit në luftën antifashiste, megjithatë u krijua grupi ilegal i rrezistencës në Filat me Ali Demin, Mustafa Sulon, Dervish Dojakan e shumë të tjerë. Ky grup bashkëpunoi dhe krijoi lidhje me rezistencën greke, madje në vitin 1944 u krijua në Qeramicë të Filatit, Batalioni i IV-të i përbashkët shqiparo-grek ku ishte Ali Demi me më shumë se 500 luftëtarë në pjesën më të madhe nga fshatërat e Çamërisë.
Në Paramithi filloi viktimozimi i shqiptarëve duke e mbytur me hanxhar Sali Abazin me shoqën e tij. Naiserës i prenë kokën, bijës së tij 11 vjeç e përdhunuan para nënës dhe më pas e masakruan duke e lënë gjysmë të vdekur. Grekët pas shfryrjes së epsheve shtazarake shumë grave iu çanin barkun, iu prisnin gjinjët, veshët, hundët, duke i lëshuar lakuriq për tu tallur me to, kriminelët të pangopur me gjak shqiptari.
Në Paramith, në shtëpinë e Sulo Tahirit, i grumbulluan 40-të gra, ushtaraku Cil Popova së bashku me një grup rezervistësh, i ç’nderuan gratë dhe vajzat më të bukura, ato pas 5-6 ditëve i masakruan duke i therr dhe vrarë edhe mbi 600 burra gra e fëmijë.
Masakrat e bëra mbi popullsinë e pambrojtur të Çamërisë në trojet e tyre shekullore, nuk ishin vetëm vepër e bandave të shkputura kriminale, por ishte politikë kriminale e përpunuar prej kohësh dhe e zbatuar në mënyrë sistematike nga qeveria greke.
Nga viti 1944 deri në vitin 1945 u masakruan egërsisht dhe u vranë apo që vdiqën përmes torturave nëpër burgjet greke:
Në Paramithi mbi 800 persona, në Margëlliç e në Pargë 626, në Filat 1.286, në Gumenicë 192 e të tjerë.
Të pafajshëm, të masakruar gjithsejt 2.900, nga të cilët 214 gra, 128 fëmijë, gra të dhunuara së tepërmi dhe të rrëmbyera 76.
Gjatë dëbimit me dhunë janë shumë të zhdukur, 2.400 të vdekur, të zhdukur dhe të vdekur 5.300 persona, ndërsa mbi 30.000 shqiptarë mysliman të Çamërisë u dëbuan me forcë dhe u strehuan në Shqipëri.
Mbi 68 fshatra ishin shkatërruar, mbi 5.800 shtëpi ishin djegur, derisa objekte të kultit, xhami, ishin djegur mbi 80, bagëti të imta ishin marrë prej shqiptarëve çamë mbi 127.000 kokë, bagëti të trasha mbi 3.600 kafshë, drithëra mbi 651600 kv e shumë e shumë gjësende tjera. Kryetari i Misionit të SHBA-ve në Shqipëri, Jakobsi, në vitin 1945-1946 në raportin e tij shkruante: “Ky ishte një dhunim shnjerëzor”, edhe historiani grek J. Sharra shkruan: “Nė Thesproti (Çamëri-M.SH) u shkelën të gjitha ligjet e njerëzimit dhe përshkruan historinë e kohës, këto hordhi kanibalësh të kohës”.
Trajtimi i popullit shqiptar të Çamërisë nga qeveria greke, ishte dhe mbetet kriminale, pra, ishte dhe mbeti një krim politik dhe historik i qëllimshëm që së është ndëshkuar kurrë gjerë më tani.
Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë këmbëngulës, nga se realiteti historik kërkon që shteti grek duhet të njoh gjenocidin e bërë ndaj “çamëve shqiptarë”, para dhe gjatë vitit 1944-1945. Të dhënat janë nxjerrur nga arkivat kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe nga autorë:
Fan S. Noli, Vepra V, Autobiografia…, Prishtinë,1988. Fq,90,91, Muhamet Shabani, Politika ekspansioniste…fq,319, Sami Arifi, Rrënjët dhe trungu ynë…fq,76.