Ballina Kronika I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë...

I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

20
0

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Kukës ka ekzekutuar urdhrin për konfiskimin e pasurive që i përkasin familjarëve të Fatjon Dautajt. Vendimi është marrë në kuadër të hetimeve për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, sipas një njoftimi zyrtar.

Fatjon Dautaj ndodhet aktualisht në arrest në Mbretërinë e Bashkuar, pas ndalimit nga Policia Metropolitane e Londrës nën akuzën për “Vrasje mbetur në tentativë”. Përveç kësaj, ai është nën hetim nga Agjencia Kombëtare kundër Krimit (NCA) në Angli për përfshirje në “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”.

Autoritetet shqiptare dyshojnë se pasuritë e Dautajt dhe të afërmve të tij janë përfituar përmes aktiviteteve të paligjshme.
NJOFTIMI
Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e familjarëve të shtetasit F.D. i arrestuar në Londër për ‘Trafik droge’ e ‘Pastrim parash’

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës u konfiskuan pasuritë e familjarëve të shtetasit F.D. nën akuzë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Ky shtetas, i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, ka qenë në hetim edhe nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”.

Pas sekuestrimit të pasurisë për shtetasin në fjalë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, konfiskoi pasuritë e mëposhtme:

– Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;

– Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe

– Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2.