Forca të shumta, përfshirë njësitë speciale me qen anti-eksploziv, kanë ndërmarrë një kontroll të në godinën e Arkivit te Shtetit.
Nga pamjet e publikuara forcat e rendit janë duke bërë kontroll në ambientet e brendshme dhe të jashtme të institucionit, nën masa të rrepta sigurie.
Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet mbi arsyen e saktë të këtij kontrolli. Arkivi i Shtetit është ngjitur me Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO).