Ballina Kosovë “Më ftoi Bukoshi, në emër të Rugovës”/ Williams dëshmon në Hagë: Surroi...

“Më ftoi Bukoshi, në emër të Rugovës”/ Williams dëshmon në Hagë: Surroi s’më tha asnjëherë që është kërcënuar nga Thaçi, asnjëherë

21
0

Ish-këshilltari i ekipit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams, ka komentuar një video të lëshuar më herët të Veton Surroit. Kjo duke synuar të paraqitet se Thaçi e kishte kërcënuar Surroin në Rambuje.

Williams ka thënë se Surroi asnjëherë nuk ia shprehur një gjë të tillë.

Misetiq: Sa mirë e njihnit Surroin në shkurt 1999?

Williams: E njihja mirë, që prej asaj kohe kam pasur marrëdhënie shumë të fortë profesionale e personale me të.

Misetiq: Në shkurt 1999 a iu ka thënë se është ndjerë i kërcënuar nga Hashim Thaçi?

Williams: Asnjëherë nuk më ka thënë asnjëherë, nuk më ka lënë të kuptoj, ose nuk më ka shfaur sjellje që ai ka qenë i kërcënuar nga Hashim Thaçi. Asnjëherë nuk më ka thënë se është ndjerë i kërcënuar nga Hashim Thaçi.

Bukoshi në emër të Rugovës e ftoi si këshilltar të delegacionit shqiptar në Rambuje

Paul Williams ka nisur dëshminë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në cilësi të dëshmitarit të mbrojtje së Hashim Thaçit.

Williams, avokati dhe profesori ndërkombëtar, tha se zgjedhja dhe ftesa e tij për këtë rol u bë nga Bujar Bukoshi në emër të Ibrahim Rugovës.

“Formalisht u zgjodha para 10 dite që nga thirrja e negociatatve të Rambujesë. M’u kumtua paraprakisht nga Bukosji që nëse do të kishte bisedime në Rambuje, që ai do të kërkonte praninë time. Kjo ishte në kohën e diplomacisë fluturuese të Chris Hill dhe pastaj të Richard Hoolbroke.

Për të qartësuar se kur, kjo ishte gjatë verës dhe vjeshtës 1998, po punoja me Bujar Bukoshin dhe Ibrahim Rugoven, dhe Veton surroin, dhe në koordinim ngushtë me diasporën amerikano-shqiptare, që kishte lidhje të ngushta me ato individë, dhe ato kërkonin këshillën dhe udhëzimin ligjor në çështjet që po negocionin.

Më ftoi Bujar Bukoshi në emër të Rugovës të udhëtojë në Rambuje dh të marrë pjesë në negociata në 7 shkurt, ishte vendim formal me konsensus të delegacionit kosovar për të më ftuar që të vitojë në Chateau dhe të jem këshilltar ligjor, dhe Edita Tahiri Bajram Kosumi e nënshkruan vendimin formal”, tha ai.