Ballina Kronika Mjekët nga spitali, Dako e ka pas “aritminë” nga gëzimi! Do qëndroj...

Mjekët nga spitali, Dako e ka pas “aritminë” nga gëzimi! Do qëndroj në spital 10 ditët e mbetur nga burgimi. Në burg nëse ka për të bërë dorzime ose takoj Veliajn

73
0

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako vijon të jetë ende në spitalin rajonal të qytetit ku u transportua ditën e djeshme menjëherë pasi Apeli i Posaçëm e dënoi me 2 vite e 8 muaj burgim dhe ai duhet të rikthehej në qeli.

Dako është cilësuar fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës për dy episode. Ai ndodhej në arrest shtëpie kur Apeli urdhëroi rikthimin në burg dhe menjëherë u shtrua në spital. Vendimi është ekzekutuar në shtratin e spitalit ku ende vijon të qëndrojë. Dakos sipas avokatit i mbeten tashmë 10 ditë burg për të vuajtur që me gjasë do t’i kalojë në spital.