Rritja e pagës minimale nga 40 mijë lekë në 500 euro në vitin 2026, rritja e të ardhurave pë frymë deri në 15 mijë euro në vitin 2029, aplikimi i “paqes fiskale” përmes faljes së detyrimeve tatimore mbi 10 vjeçare për bizneset, rritja e pagës mesatare kombëtare deri në 1 mijë euro në vitin 2030, si edhe një sërë objektivash të tjera janë përfshirë në programin e qeverisë për mandatin e ardhshëm.
Programi do të prezantohen ditën e enjte në Kuvend, ku pritet pas një seance maratonë diskutimesh dhe votimi e miratimi i qeverisë së re.
Punët Tona Përpara
* Rrisim të ardhurat për frymë për qytetarët me rreth 40%, duke i çuar në 15.000 euro deri në vitin 2029;
* Vijojmë me rritjen ekonomike me rreth 4% në vit duke e çuar prodhimin e brendshëm bruto në 35 miliardë euro deri në fund të mandatit;
* Vijojmë me konsolidimin fiskal, duke reduktuar gradualisht deficitin buxhetor dhe duke ulur borxhin publik;
* Do të vijohet me rritjen e shpenzimeve të drejtpërdrejta të Qeverisë për mbrojtjen sociale për të garantuar dinjitet dhe mbështetje për të gjithë qytetarët në nevojë;
* Ruajmë stabilitetin e çmimeve dhe objektivin e inflacionit prej 3% të synuar nga Banka e Shqipërisë;
* Ruajmë stimul fiskal në ekonomi përmes mbajtjes së një niveli të qëndrueshëm investimesh rreth 5% të PBB-së;
* Rrisim të ardhurat tatimore me mbi 30 miliardë lekë në vit përmes zgjerimit të bazës tatimore pa rritur barrën fiskale, digjitalizimit të shërbimeve si dhe vazhdimit të luftës ndaj informalitetit;
* Çelim një kapitull të ri bashkëpunimi me sipërmarrjen shqiptare përmes marrëveshjeve disa-vjeçare të lehtësimit tatimor dhe nxitjes së deklarimeve të rregullta duke zbatuar “Paqen Fiskale” 2026–2029: faljen e detyrimeve tatimore më të vjetra se 10 vjet; skemën e ripagimit të borxheve të 10 viteve të fundit me
përqindje të reduktuara;
* Vijojmë me politikën e taksës 0% për bizneset e vogla deri në vitin 2029.
* Zbatojmë reformën e taksës mbi pasuritë e paluajtshme, duke kaluar në një sistem të ri të bazuar në vlerën reale të tregut përmes përditësimit të çmimeve, rivlerësimit masiv të pasurive dhe Kadastrës Fiskale.
* Rishikojmë Skemën e TVSH-s për fermerët bazuar në praktikat më të mira të BE me një efekt financiar prej rreth 1.5 mld lekë/vit transfertë direkte tek fermerët.
* Përafrim të plotë të legjislacionit tatimor/doganor me direktivat e BE, duke garantuar Interoperabilitetin me vendet e Unionit.
* Krijojmë Këshillin Fiskal si një institucion të pavarur për vlerësimin e qëndrueshmërisë së financave publike dhe respektimit të rregullave fiskale.
* Modernizojmë financat vendore.
* Përmirësojmë sistemin financiar të qeverisë.
Punët Tona Përpara
* Mobilizojmë mbi 2 mld € kredi dhe garanci për bizneset, përmes Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Shqiptare të Zhvillimit, për të rritur investimet dhe prodhimin vendas.
* Miratojmë dhe zbatojmë Strategjinë Kombëtare Industriale për transformimin ekonomik të Shqipërisë, duke vendosur bazat për një ekonomi më konkurruese dhe moderne, e duke orientuar politikat dhe fondet drejt sektorëve që gjenerojnë vlerë të shtuar.
* Me Paketën e Maleve mundësojmë zhvillimin e investimeve në zonat malore duke lehtësuar marrjen e lejes së ndertimit për poseduesit që duan të investojne, si dhe zgjidhim marrjen e dokumentave për pronën e familjeve. Për 500 sipërmarrësit e parë përfitues, nga paketa, taksat do të jene zero dhe TVSH zero për 10 vitet e para.
* Ngrejmë ‘Credit Bureaus’ për të ulur riskun e kreditimit.
* Heqim çmimet e referencës për importet nga BE, për ulje kostosh dhe lehtësim tregtie.
* Nxisimi investimet me rregulla të qarta e të harmonizuara, me procedura të thjeshta dhe transparencë për investitorët vendas e të huaj.
* Zbatojmë Strategjinë e Specializimit Inteligjent (S3), me buxhet 1.18 miliardë euro, për të orientuar fondet kombëtare dhe ato të BE-së drejt fushave me avantazh konkurrues, duke mundësuar rritje të qëndrueshme, më shumë projekte inovative dhe integrim të plotë me tregjet evropiane.
* Përafrojmë ligjet me standardet e BE-së, për mbrojtjen e patentave, markave dhe të drejtave të autorit, duke garantuar klimë të sigurt investimi, mbrojtje për produktet dhe shërbimet shqiptare dhe shpërblim për punën, talentin e shpikjet, si në çdo vend të BE-së.
* Miratojmë Politikën Kombëtare për NMV-të, u japim sipërmarrjeve shqiptare akses më të lehtë në kredi dhe fonde zhvillimi, duke rritur produktivitetin dhe transparencën, si dhe duke depërtuar më lehtë në tregjet ndërkombëtare. Kjo reformë nxit qëndrueshmërinë e bizneseve, krijon më shumë punësim lokal dhe rrit bazën prodhuese të vendit, duke i kthyer Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme në bazën e mirëqenies së çdo familjeje shqiptare.
* Realizojmë Programin Kombëtar për Mbështetjen e Biznesit në Tregun Unik Europian me qëllim orientim dhe asistencë për eksportuesit shqiptarë në përputhje me rregullat e BE-së.
* Përmirësojmë infrastrukturën institucionale të kontrrollit të cilësisë dhe lidhjen me sistemet e BE-së që certifikatat shqiptare të njihen në mbarë BE-në.
* Forcojmë mbrojtjen e konsumatorit dhe sigurinë e produkteve përmes një kuadri të ri ligjor, të përafruar me standardet e BE-së.
* Reformojmë Këshillin Ekonomik Kombëtar në Këshill Kombëtar Ekonomiko-Social, për përfshirje më të gjerë të partnerëve socialë dhe sektorit privat.
* Reformojmë sistemin e dhomave të tregtisë në Dhomë Ekonomike Kombëtare për përfaqësim të integruar të biznesit.
* Riorganizojmë të gjithë sistemin e inspektorateve për ta bërë më transparent, më efikas dhe më miqësor për biznesin, duke shmangur abuzimet dhe kontrollin e panevojshëm.
Punët Tona Përpara
* Transformojmë shërbimet e punësimit me sistem të zgjuar orientimi karriere dhe platformë të dedikuar për emigrantët që duan të rikthehen e të punojnë në Shqipëri.
* Ulim papunësinë e përgjithshme në 6% deri në 2030 dhe papunësinë e të rinjve nën 15%.
* Paga minimale në 500 euro deri në 2026, me 18 muaj pa asnjë taksë shtesë për punëmarrësit me paga të ulëta.
* Paga mesatare kombëtare 1,000 € deri në 2030; në sektorin publik 1,200 €.
* Garancia Rinore ofron punë, trajnim ose arsim për mbi 40,000 të rinj brenda 4 muajve nga regjistrimi.
* Forcojmë barazinë në paga dhe politikat aktive për punësimin e grave.
* Zgjerojmë modelin dual tw arsimit profesional në partneritet me biznesin dhe certifikim ndërkombëtar të kualifikimeve.
* Deri në 2030, 1 në 3 nxënës ndjek arsimin profesional; shkollat profesionale kthehen në qendra multifunksionale me konvikte moderne dhe kurse afatshkurtra për profesione të kërkuara.
* Garantojme kushte të barabarta pune, trajtim dinjitoz, sistem social të qëndrueshëm dhe të besueshëm.
* Vijojmë me nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale për njohjen e pensioneve, duke siguruar kushte të barabarta pune dhe mbrojtje sociale të plotë për shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë vendit.
* Ndërtojmë programe të dedikuara për diasporën për rikthim të talenteve, transferim expertise dhe ndërmjetësim punësimi në sektorët prioritarë.







