Ballina Sport Selmani flet si “Lojtari i Ndeshjes”: Kishim stres, por me sakrificë morëm...

Selmani flet si “Lojtari i Ndeshjes”: Kishim stres, por me sakrificë morëm 3 pikët

22
0

Teuta ka fituar në shtëpi përballë Dinamos, në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të Superiores, sfidë kjo e prapambetur. Dueli i zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi 1-0 në favor të vendasve. Në përfundim të kësaj sfide ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, portieri Gentian Selmani.

“Të them të drejtën nuk e kam numëruar se sa kam pritur sot, pasi ishte ndeshje intensive. Kishim stres pasi vinim pas dy barazimeve.

Sot sakrifikuam, ishim më të përqendruar dhe bëmë ndeshje të mirë, shyqyr Zotit i morëm 3 pikët. Momenti më i mirë?

Dinamo kishte raste në fund që ishin traversa, por pritjet e mia janë detyrë. Do punoj sa më shumë që të bëj gjithmonë ndeshje të mira si kjo. Shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm.

Sa lider ndiheni tek Teuta? Unë e para si portier duhet të tregoj veten me pritje. Normal që duhet të bëj edhe rolin e liderit, pasi portieri është i veçantë për një ekip. Ky është një ekip i ri me shumë të rinj të ardhur. Por ka lojtarë me eksperiencë në Superiore. Na duhet kohë pasi 3 javë kemi që jemi bashkë, kemi qenë pak lojtarë. Kohët e fundit jemi bashkuar, tani duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi na pret dueli me Vllazninë.

Me eksperiencën te Teuta të kthehesh në futbollin evropian?

Kam pasur ulje-ngritje edhe për shkak dëmtimi. Unë jam fokusuar shumë me profesor Rizvanin. Dua të qëndroj me këmbë në tokë dhe sikur 1% të përmirësoj është mirë. Detyra ime është të ndihmoj ekipin.

Topin në dorë 12 sekonda në shtesë? Ke numëruar më shpejt (qesh). Është dinamika e lojës dhe ndonjëherë topi ikën në tokë, unë çohem dhe arbitrat gabojnë pasi nuk kanë kompjuter. I

liria? E shoh me emocion sepse kam familjen time. Fillim i vështirë, por duke punuar me moral ishalla rikthehen te fitorja”, tha Gentian Selmani.