Pas aksidentit te kryqëzimi i Vajkanit ku humbi jetën një 53-vjeçare, policia ka arrestuar dy shoferët e përfshirë në aksident.
Aksidenti ka ndodhur mesditën e djeshme tek kryqëzimi i Vajkanit ku një automjet me drejtues 42-vjeçarin J. M., u përplas me automjetin me drejtues 30-vjeçaren L. M. Viktimë e aksidentit ka mbetur pasagjerja që po udhëtonte me 30-vjeçaren, Marjana Kovaçi 53 vjeç.
Dy shoferët e arrestuar akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Sakaq, shoferja 30-vjeçare vijon të mbahen nën kujdesin mjekësor për shkak të plagëve të marra ndërsa ndodhet jashtë rreziku për jetën.
“Në vijim të informacionit për aksidentin e djeshëm, te kryqëzimi i Vajkanit, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me drejtues shtetasin J. M., 42 vjeç, banues në Londër, me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 30 vjeçe, banuese në Laç, humbi jetën pasagjerja në automjetin e fundit, shtetasja M. K., 53 vjeçe, banuese në Laç, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kryen arrestimin në flagrancë të 2 drejtuesve të automjeteve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
30-vjeçarja vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq 2 pasagjerët e tjerë të dëmtuar morën asistencë mjekësore dhe u larguan në banesa”, njofton policia.