Gazetarja e njohur shqiptare, Mira Kazhani, ka ndarë me publikun një rrëfim shumë personal dhe të ndjeshëm: prej rreth një viti ajo po përballet me kancerin e gjirit.
Ky zbulim erdhi përmes podcastit të saj, ku zakonisht ajo interviston të ftuar të ndryshëm, por kësaj here ishte vetë protagonistja e bisedës. Në një episod të veçantë, Kazhani foli hapur për sfidën më të madhe të jetës së saj – diagnostikimin me kancer dhe rrugëtimin e saj drejt shërimit.
Ajo tregoi se e ka kapur sëmundjen në fazë të hershme dhe është duke ndjekur trajtimet mjekësore përkatëse. Me shumë forcë dhe guxim, gazetarja u shpreh se po e përballon këtë periudhë të vështirë me mbështetjen e pakushtëzuar të familjes dhe miqve.