Ballina Kosovë Jahjaga takon Obamën: Kosova s’do të ketë aleat më të madh se...

Jahjaga takon Obamën: Kosova s’do të ketë aleat më të madh se ShBA-të

12
0

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka takuar ish-presidentin amerikan Barack Obama.

“Ne margjinat e samitit, pata nderin të takoj Presidentin Barack Obama, të cilin e falënderova për mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhënë Kosovës gjatë mandatit tim, si dhe për përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara ndaj vendit tonë. Kërkova nga Presidenti Obama angazhimin e mëtejshëm në forcimin e marredhenieve ndermjet SHBA dhe Kosoves, te cilat jane sfiduar me pezullimin e dialogut strategjik se fundmi. Kerkova edhe ndihmen dhe perkrahjen e zotit Obama ne konsolidimin e shtetesise tone në arenën ndërkombëtare”, deklaroi Jahjaga.

Ajo theksoi se Kosova nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë aleat më të madh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe populli amerikan.

“Falë këtij partneriteti, ne sot gëzojmë lirinë, pavarësinë, njohjen ndërkombëtare dhe anëtarësimin në shumë organizata botërore. Për këtë mbetemi përjetësisht falënderues”, shtoi ajo.