Ballina Politika “Ka ca njerëz që nuk dinë të futen në rresht” – Enkel...

“Ka ca njerëz që nuk dinë të futen në rresht” – Enkel Demi reagon për vendimin e të shoqes: Kanë me e mallku…

23
0

Enkel Demi ka reaguar me një postim në Facebook pasi bashkëshortja e tij, Mesila Doda, u regjistrua në Kuvend si deputete e pavarur.

Sipas tij, “ka ca njerëz që nuk dinë të futen në rresht” dhe “prej këtij vesi gjithë jetën kanë me i mallku”.

Postimi i plotë i Enkel Demit:

Ka ca njerëz që nuk dinë të futen në rresht.

Prej këtij vesi gjithë jetën kanë me i mallku, ata që e kanë bërë rreshtin vizë, madje kanë shpikur rreshta lirie me deputetë borxh.

Kur do e mësosh o njeri që rreshti ka nevojë për armiqtë jashtë vedit, përndryshe nuk ka si me u duk i drejtë vizore.

Thuaj sa të duash ti që nuk e urren rreshtin, nuk punon kundër tij, rëndësi ka çka mendon rreshti për ty.