Ballina Europë Katër arrestime pas projektimit të imazheve të Trump dhe Epstein në Kështjellën...

Katër arrestime pas projektimit të imazheve të Trump dhe Epstein në Kështjellën Windsor

12
0

Katër burra janë arrestuar pasi imazhet e Donald Trump dhe të autorit të dënuar të krimeve seksuale, Jeffrey Epstein u projektuan në Kështjellën Windsor të martën, ndërsa presidenti amerikan mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar për një vizitë shtetërore.

Ata u arrestuan me dyshimin për “komunikime dashakeqe pas një akti publik në Windsor” dhe mbetën në paraburgim, tha Policia e Luginës së Thames, shkruan BBC.

Të arrestuarit ishin një 60-vjeçar nga East Sussex, një 36-vjeçar dhe një 50-vjeçar nga Londra, dhe një 37-vjeçar nga Kenti.

Forca tha se një hetim ishte duke u zhvilluar pasi oficerët reaguan “shpejt” për të ndaluar projektimin në kështjellë, ku Trump do të takohet me Mbretin Charles gjatë ditës së parë të plotë të vizitës së tij shtetërore të mërkurën.