Një influencere e njohur ka humbur jetën tragjikisht, vetëm dy ditë pas dasmës së saj në Sarajevë.
Gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua me shpejtësi, deri në humbjen e vetëdijes, duke e detyruar familjen ta dërgonte urgjentisht në Qendrën Klinike Universitare të Sarajevës.
Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, e reja ndërroi jetë më 15 shtator, vetëm dy ditë pas martesës. Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi shkakun e saktë të vdekjes, edhe pse aludohet.
Historia e Adnës ka prekur zemrat e të gjithëve, duke u kthyer në një kujtesë të dhimbshme se sa e brishtë mund të jetë jeta.
            






