Ballina Politika PD kërkesë Kuvendit për anulimin e seancës së sotme dhe përsëritjen e...

PD kërkesë Kuvendit për anulimin e seancës së sotme dhe përsëritjen e saj

0
20

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike po vijon mbledhjen në selinë e PD-së, pas përfundimit të parakohshëm të seancës parlamentare të ditës së sotme.

VNA mëson se në mbledhje, demokratët kanë vendosur të depozitojnë një kërkesë në Kuvend për anulimin dhe përsëritjen e seancës së sotme.

Po ashtu, burime për VNA bëjnë me dije se PD do t’i drejtohet Presidentit me një kërkesë për të mos dekretuar qeverinë e re.

Për shkak të tensioneve të opozitës pas fjalës së ministres virtuale Diella, mazhoranca miratoi pa debat programin dhe kabinetin e ri qeveritar. Tensionet në sallë kulmuan me bllokimin e foltores nga ana e opozitës, hedhjen simbolike të rregullores së Kuvendit dhe slogane ironike.