Ballina Kronika Polici shantazhohej me foto intime që kishte me një 16-vjeçare, Prokuroria e...

Polici shantazhohej me foto intime që kishte me një 16-vjeçare, Prokuroria e Gjirokastrës 4 urdhër-arreste

59
0

Prokuroria e Gjirokastrës ka lëshuar 4 urdhërarreste lidhur me shantazhimin e policit që kryente veprime të turpshme online me një 16-vjeçare.

Tre të rinjtë i kanë kërkuar para efektivit 56-vjeçar me inicialet A.A., në mënyrë që të mos i publikonin në rrjetet sociale një video intime që ai kishte me të miturën.

Për rrjedhojë policia arrestoi 2 nga të rinjtë, ndërsa shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tyre.

Ndër personat e arrestuar është edhe njerku i 16-vjeçares, i cili akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me të. Sa i takon dënimit apo jo të policit, ende nuk është marrë një vendim nga grupi hetimor.