Ballina Ekonomia Qeveria thotë se do të shtetëzojë transportin publik, ngrihet shoqëria shtetërore MobAl

Qeveria thotë se do të shtetëzojë transportin publik, ngrihet shoqëria shtetërore MobAl

13
0

“Rrjet kombëtar transporti publik dhe i gjelbër” është një nga pikat e programit qeverisës për Infrastrukutrën Moderne, pjesë e shtyllës së dytë “Rritja ekonomike e qëndrueshme”. Ndër të tjera, kjo pikë e programit parashikon vënien në funksion të një flote prej rreth 100 autobusë elektrikë, si dhe ngritjen e shoqërisë shtetërore MobAl.

Programi qeverisës për pikën “Rrjet kombëtar transporti publik dhe i gjelbër”

Ngremë shoqërinë shtetërore MobAl si Agjenci Kombëtare për Transportin Publik, që në fazën fillestare ofron shërbime në 7 itinerare turistike kombëtare dhe ofron transport publik shkollor në tre zona të vendosura strategjikisht në veri, jug dhe juglindje, aty ku nxënësit kanë vështirësi në aksesimin e shkollës, duke garantuar mundësi të barabarta arsimimi për çdo fëmijë.

Vëmë në funksion një flotë prej rreth 100 autobusësh elektrikë, me standarde të reja sigurie, efikasiteti dhe respekti për mjedisin.

Komplementojmë sistemet elektronike të biletave dhe GPS/AVL, duke garantuar menaxhim transparent, monitorim në kohë reale dhe shërbim të besueshëm për qytetarët.

Garantojmë përfitime sociale afatgjata: uljen e braktisjes shkollore, reduktimin e pabarazive territoriale dhe mbështetjen e fuqisë punëtore në turizëm, duke i dhënë vendit një transport publik që shërben për qytetarët dhe zhvillimin ekonomik.