Një shofer i Prokurorisë së Posaçme SPAK, është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “kanosje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal, pasi ka kanosur shefin e Qarkullimit Rrugor të Elbasanit, bëjnë të ditur burime të policisë.
Shtetasi Mateo Ademi, 25 vjeç, me gradën inspektor pranë Gardës së Republikës, i caktuar si shofer i SPAK, në orët e para të paradites së sotme në qytetin e Elbasanit, pas një episodi, ka kanosur për shkak të detyrës shefin e Qarkullimit Rrugor në Elbasan, pasi një muaj më parë e ka ndaluar për kontroll për xhamat e zinj dhe pije alkoolike.