Ballina Bota Shtëpia e Bardhë: Planet për të goditur grupet e Sorosit do nisin...

Shtëpia e Bardhë: Planet për të goditur grupet e Sorosit do nisin që këtë muaj

57
0

Administrata amerikane po harton plane për të ndërmarrë veprime kundër grupeve të majta, të cilat presidenti Donald Trump dhe aleatët e tij i akuzojnë për nxitje të dhunës politike, raportojnë mediat amerikane.

Një nga burimet tha për NBC se hapat mund të ndërmerren që në fund të këtij muaji.

Shtëpia e Bardhë po “përpiqet të veprojë shpejt pa u nxituar,” tha burimi.

Veprimet, të cilat ende janë në proces formulimi, pritet të përfshijnë hetime mbi statusin e përjashtimit nga taksat për disa organizata liberale, sipas të njëjtit burim.

“Administrata po shqyrton një gamë të gjerë opsionesh për të adresuar dhunën politike të majtë dhe rrjetin e organizatave që e ushqejnë dhe e financojnë atë,” tha një zyrtar i administratës. “Theksi dhe fokusi janë mbi veprimet kriminale,” shtoi zyrtari, “jo mbi fjalën politike.”

Trump tha javën e kaluar se donte të niste një hetim ndaj grupeve të financuara nga miliarderi George Soros, financieri 95-vjeçar me bazë në Nju Jork. Më pas Trump i tha NBC se Soros “duhet të futet në burg”.

Si mikpritës i përkohshëm i “The Charlie Kirk Show” të hënën, nënpresidenti JD Vance tha se administrata do të shqyrtonte Fondacionet ‘Open Society’ të themeluara nga Soros dhe Fondacionin ‘Ford’.

“E dini që ata përfitojnë nga trajtimi bujar? Ata në kuptimin e plotë janë të subvencionuar nga unë dhe ti, taksapaguesit amerikanë,” tha Vance. “Dhe si na shpërblejnë? Duke i vënë zjarrin shtëpisë që familja amerikane e ndërtoi mbi 250 vite më parë”.