Ballina Aktualitet Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, KED publikon renditjen e kandidatëve

Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, KED publikon renditjen e kandidatëve

19
0

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka publikuar renditjen e kandidatëve për vakancën në Gjykatën Kushtetuese. Nga 6 emra në garë, i pari është renditur Asim Vokshi me 89.5 pikë dhe e dyta Naureda Llagami e cila është vlerësuar me 89.3 pikë.

Njoftimi
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në vijim të procedurave të vlerësimit të kandidaturave për të cilët është vendosur lejimi për konkurimin në vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, në zbatim të dispozitave ligjore, pas shqyrtimit të gjithanshëm të dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët dhe atij të siguruar nga ky Këshill si dhe komunikimit me institucionet e tjera lidhur me të dhënat e nevojshme për vlerësimin e kandidaturave, bën publike rezultatin e vlerësimit dhe pikëzimit të kandidatëve, sipas kësaj renditje:

1)     Asim Vokshi           89.5   pikë;

2)     Naureda Llagami            89.3   pikë;

3)     Florian Ballhysa             77.83 pikë;

4)     Alma Faskaj            77.77 pikë;

5)     Genta Tafa (Bungo) 75.44 pikë;

6)     Alban Toro                      74.22 pikë.

Në zbatim të nenit 239 të ligjit nr. 115/2016 dhe Vendimit nr. 5 datë 02.04.2019 “Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, KED do të miratojë edhe Raportin e arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes përfundimtare të tyre, me qëllim dërgimin e tij më pas te organi i emërtesës, Gjykata e Lartë.