Pas presionit të hapur të kryeministrit Edi Rama për largimin e tij, Erion Veliaj, ka dalë në kundërsulm.
Avokatët e tij publikuan një seri argumentesh ligjore që sipas tyre e bëjnë të pamundur shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës.
Në thelb, Veliaj po i thotë Ramës se përtej politikës, karrigia e tij ka mbrojtje kushtetuese dhe ai nuk ka ndërmend t’ia dorëzojë lehtë.
Sfida është e qartë: Rama po përpiqet ta rrëzojë përmes Këshillit Bashkiak, ndërsa Veliaj i kthen përgjigje duke ngritur mburojën e ligjit dhe duke theksuar legjitimitetin e votës së mbi 160 mijë qytetarëve.
Përplasja po përshkallëzohet në një duel të brendshëm brenda PS, ku kryeministri kërkon dorëheqjen me forcë, ndërsa kryebashkiaku refuzon të lëshojë terren.
Beteja për Tiranën tashmë është kthyer në betejë për pushtetin real brenda mazhorancës.