Ballina Kronika Baste sportive dhe kokainë në lokal, arrestohet një person dhe shpallet në...

Baste sportive dhe kokainë në lokal, arrestohet një person dhe shpallet në kërkim një tjetër në Tiranë

21
0

Një person është arrestuar dhe dytë tjerë janë shpallur në kërkim në Tiranë.

Identifikohen 2 shtetas që kryenin paligjshmëri në një lokal në rrugën “Mikel Maruli”.

Procedohet penalisht pronari i ambientit.

Sekuestrohen një sasi Kokaine, 1 celular me të cilin viheshin baste sportive dhe disa mjete identifikimi.

Si rezultat i kontrolleve dhe administrimit të informacioneve të siguruara në rrugë informative, të kryera në kuadër të operacionit “Multiple”, specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me ata të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve:

-arrestuan shtetasin R. U., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke vënë baste sportive, me celular, në ambientet e një lokali në rrugën “Mikel Maruli”;
-shpallën në kërkim shtetasin E. P.(T.), 32 vjeç, pasi në çantën e tij (lënë në ambientet e lokalit), u gjet një sasi Kokaine. Punohet për kapjen e shtetasit E. P.(T.);
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e lokalit të vënë në dispozicion të këtyre paligjshmërive, shtetasin I. K., 32 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.