Ballina Politika Dhuna dhe kaosi në Kuvend, Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka përjashtohen 10...

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka përjashtohen 10 ditë nga seancat plenare

82
0

Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka janë dy deputetët e parë që u ndëshkuan në nisje të kësaj legjislature, pas seancës së djeshme në Kuvend, ku hodhën librin e Kushtetutës dhe shishe uji ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrave.

Me kërkesë të PS, Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin për 10 ditë nga seancat plenare për dy deputetët demokratë, që ishin protagonistët e kaosit, në seancën që zgjati vetëm 25 minuta dhe ku u votua edhe programi qeverisës dhe ministrat e kabinetit.