Ballina Kronika Dhunohet një punonjës policie në Fushë-Krujë, identifikohet autori

Dhunohet një punonjës policie në Fushë-Krujë, identifikohet autori

12
0

Një incident i rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, ku një punonjës policie, i identifikuar si E. Kasmi, është dhunuar fizikisht nga një person gjatë kohës që po parkonte automjetin e tij.

Autori i dyshuar i sulmit është A.M., tashmë i identifikuar nga autoritetet.

Efektivi ndodhet aktualisht në komisariatin e zonës, ku ka bërë denoncimin për ngjarjen. Ende nuk dihen motivet e sulmit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.