Ballina Aktualitet Gjyqtarja Irena Gjoka kërkon dorëheqjen nga çështja Meta

Gjyqtarja Irena Gjoka kërkon dorëheqjen nga çështja Meta

15
0

Sot në GJKKO shqyrtohet kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Sipas raportimeve gjyqtarja Irena Gjoka ka kërkuar dorëheqjen nga çështja Meta, por i është refuzuar nga kryetari i GJKKO Erion Bani. Meta nuk ishte i pranishëm në seancë.

Më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit mbylli hetimet dhe e dërgoi për gjykim Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, me akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

Seanca e parë paraprake do të zhvillohet më 25 shtator dhe dosja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila do të vendosë nëse e kalon për gjykim, e kthen në SPAK apo e pushon hetimin.