Ballina Lifestyle Iu sekuestrohen pasuritë motrave të Maradonës

Iu sekuestrohen pasuritë motrave të Maradonës

22
0

Në Argjentinë, dy motrat e Maradonës, Rita Mabel dhe Claudia Norma, akuzohen për mashtrim tregtar.

Pas gjykimit, pasuritë e tyre janë vendosur nën sekuestro për menaxhimin e dyshuar të markës “Diego Maradona”.

Vendimi u mor nga gjykatësit Ignacio Rodríguez Varela, Hernán López dhe Julio Marcelo Luciani, pas padive të vajzave të Maradonës, Dalma e Gianinna.

Për secilën motër është vendosur sekuestro prej rreth dy miliardë pesos (më shumë se 1.15 milionë euro), po ashtu për avokatin e Maradonës, Matías Morla, dhe ndihmësin e tij Maximiliano Pomargo.

Të gjithë akuzohen për dëmtimin e trashëgimtarëve ligjorë përmes operacioneve të lidhura me kompaninë “Sattvica S.A.”, e kontrolluar nga Morla dhe motrat e Maradonës.

Akuza lidhet me të drejtat tregtare, imazhin dhe pronësinë intelektuale të markës, që përfshin veshje sportive, parfume e materiale audiovizuale. Gjykata theksoi se as Morla, as motrat nuk ishin trashëgimtare zyrtare.