Ballina Bota Kim Jong Un shpall inteligjencën artificiale “armën” e re të Koresë së...

Kim Jong Un shpall inteligjencën artificiale “armën” e re të Koresë së Veriut

24
0

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë të ditur se përdorimi i inteligjencës artificiale është prioritet për modernizimin e armatimit të vendit dhe rritjen e kapaciteteve me dronë. Ai ndoqi testet e dronëve pa pilot dhe kërkoi zgjerimin e prodhimit të tyre.

Koreja e Veriut po përparon edhe në raketat bërthamore dhe ka forcë ushtarake të madhe me mbi një milion trupa aktive dhe 7 milion rezervistë. Megjithatë, niveli i zhvillimit të AI-së mbetet i paqartë, ndërsa vendi bashkëpunon fshehurazi me Kinën dhe vende të tjera për këtë teknologji, raporton “AlJazeera”,.

Kim po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën, ndërsa kritikon stërvitjet ushtarake ShBA-Koreja e Jugut si provokime.

Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Korenë e Veriut si një kërcënim për rajonin.