Ballina Politika Korreshi justifikon dhunën e opozitës në Kuvend: Shokut Peleshi iu hodh rregullorja...

Korreshi justifikon dhunën e opozitës në Kuvend: Shokut Peleshi iu hodh rregullorja që ta lexonte

71
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi justifikoi dhunën dhe kaosin e shkaktuar nga opozita gjatë seancës së fundit plenare e cila zgjati vetëm 25 minuta ku u miratua programi politik i mazhorancës dhe Kabineti i Këshillit të Ministrave.

Gjatë një deklarate për mediat në hyrje të Kryesisë, Korreshi tha se dënimi i Bardhit me 10 ditë përjashtim nga Kuvendi është një vendim i njëanshëm dhe i padrejtë.

Sipas Korreshit, Bardhi ia hodhi rregulloren e Kuvendit Peleshit në mënyrë që ta lexonte, pasi sipas tij, ishte duke e shkelur me urdhër politik të kryeministrit Edi Rama.

“Opozitën ju e patë nuk ishte e dhunshme por shoku Peleshi gjatë ndërprerjes na premtoi se sa të niste seanca do t’i jepte fjalën Bardhit por më pas nuk e mbajti fjalën. Peleshi më pas nxitoi për të miratuar menjëherë qeverinë e re.

Kryeministri mori tagrin e plotfuqishëm të shokut Peleshi teksa dirigjoi se cfarë do ndodhte në seancë. Bardhi s’ka bërë asgjë vetëm se i ka kujtuar rregulloren shokut Nikos i cili nuk ja ka idenë e rregullores pasi nuk e ka marr me vete dhe Bardhi ja hodhi në ajër rregulloren që ta lexojë shoku Niko.

Ju e patë vetë skenën, nuk ka bërë asgjë më shumë Bardhi. Ju e dini unë kam qenë ndër më të dënuarit dhe do të vazhdojnë dënimet për fat të keq jam dëshmitar i këtyre pacavureve”, tha Korreshi.