Ballina Aktualitet Kreu i GJKKO, Erion Bani: Llogaridhënia, pavarësisë dhe integritetit thelbesore për ne

Kreu i GJKKO, Erion Bani: Llogaridhënia, pavarësisë dhe integritetit thelbesore për ne

25
0

Kryetari i GJKKO-së, Erion Bani, gjatë një takimi me përfaqësues të sistemit të drejtësisë, theksoi nevojën për të ruajtur dhe mbrojtur pavarësinë e saj.

Ai shtoi se përmirësimi i vazhdueshëm është një detyrim i domosdoshëm për të përmbushur pritshmëritë e larta që publiku ka ndaj drejtësisë.

“Ta ruajmë dhe ta mbrojmë pavarësinë tonë çdo ditë. Për ne transparenca nuk është detyrim ligjor, por kulturë pune. Institucionet si ILD dhe KLGJ luajnë rol thelbësor. GJKKO bashkëpunon ngushtë me këto institucione, duke e parë jo si cenim të pavarësisë, por si pjesë integrale të ekuilibrit. Në fund, një sistem që korrigjon vetveten është një sistem që fiton besimin e publikut. Jemi të vetëdijshëm që besimi fitohet me punë. Përmirësimi i vazhdueshëm është një detyrim për t’iu përgjigju pritshmërive të larta që ka publiku ndaj drejtësisë. Do udhëhiqemi nga parimet e llogaridhënies, pavarësisë dhe integritetit”, u shpreh Bani.