Luka Modriç është vlerësuar si një “shembull i rrallë i jetëgjatësisë sportive” nga përgatitësi atletik i Real Madridit, Antonio Pintus, i cili ka punuar përkrah tij për disa vite në Madrid.
Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Pintus theksoi se suksesi i Modriçit nuk është rastësor, por rezultat i një profesionalizmi të jashtëzakonshëm dhe përkushtimi të përditshëm.
“Luka kujdeset për çdo detaj, stërvitjen, ushqyerjen, rikuperimin. Ka një mentalitet që e shtyn të mos jetë kurrë i kënaqur. Ai është një shembull i rrallë”, ka thënë fillimisht Pintus.
Ai shtoi se dallimi mes një lojtari të shkëlqyer dhe një lojtari të klasit botëror qëndron te mënyra e të menduarit.
“Modriç ka dëshirë për të punuar, gatishmëri për ta shtyrë veten dhe një uri për fitore që nuk shteron kurrë”.
AC Milan’s Luka Modric is challenged by Cremonese’s David Okereke, rear, during a Serie A soccer match between AC Milan and Cremonese, at the San Siro stadium in Milan, Italy, Saturday, Aug. 23, 2025. (AP Photo/Luca Bruno)
Pintus kujtoi gjithashtu periudhën e tyre të përbashkët në Madrid, duke thënë se Modric ishte gjithmonë i ekuilibruar mes forcës, qëndrueshmërisë dhe parandalimit të lëndimeve.
“Shpërthimi i tij është i natyrshëm, por edhe rezultat i një pune të vazhdueshme dhe të synuar me kalimin e kohës.”
Pas largimit nga Real Madridi, Modriç iu bashkua Milanit si lojtar i lirë këtë verë dhe tashmë ka shënuar golin e tij të parë me fanellën kuqezi. Ai ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me mundësi rinovimi për një tjetër sezon.
Largimi i Modriçit nga Real Madridi pas më shumë se një dekade shënoi fundin e një epoke në “Santiago Bernabeu”, ku ai fitoi gjithçka, përfshirë pesë trofe të Ligës së Kampionëve.
Kalimi i tij te Milani si lojtar i lirë ishte një nga lëvizjet më të komentuara të afatit kalimtar së verës, duke rikthyer emocionin në mesfushën Rossonere. Në ndeshjet e para me fanellën e Milanit, Modric ka treguar se ende është në gjendje të bëjë diferencën.
Goli i tij debutues me klubin italian konfirmon formën e mirë dhe ndikimin që pritet të ketë në skuadër, si në aspektin teknik ashtu edhe në atë të liderit brenda fushës.