Ballina Aktualitet “Nuk dihet ku shkuan 20 mijë tonë”, gazetarja alarmon se Kurum mund...

“Nuk dihet ku shkuan 20 mijë tonë”, gazetarja alarmon se Kurum mund t’i ketë i groposur mbetjet e rrezikshme në Shqipëri

17
0

Gazetarja e BIRN, Blerina Gjoka, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar skandalin e kompanisë Kurum që dyshohet se ka zhdukur mijëra tonë mbetje të rrezikshme, u shpreh se ajo ka eksportuar 20 mijë tonë, por në të vërtetë ato nuk dihet se ku kanë shkuar, dhe ato nuk dihet nëse janë groposur në Shqipëri apo janë hedhur në det.

“Mbetjet janë dorëzuar në Porto Romano dhe po merret prokuroria e Durrësit me këtë çështje. Gjithë zhurma u bë për 1800 tonë, për 110 konteinerë. BIRN zbuloi se Kurum kishte ekportuar 20 mijë tonë mbetje të rrezikshme. Nga 2020 kur u vunë filtrat u mblodhën mbetjet e rrezikshme dhe oksidi i zinkut është mbetje e rrezikshme. BIRN zbuloi kërkesën e komapnisë Kurum për Ministrinë e Mjedisit që të eksportonte oksidin e zinkut. Ministria nuk ia miratoi kërkesën, nuk dihet pse. Kurum bën 8 mijë tonë në vit mbetje të rrezikshme.

Më pas “Kurum” ia shiti mbetjet kompanisë Sokolaj për t’i eksportuar, pa thënë se ku do të shkonin 20 mijë tonë mbetje të rrezikshme. Nuk e dimë se ku kanë shkuar këto mbetje, a janë groposur në Shqipëri, apo janë hedhur në det.

Një kompani si Kurum duhet të ketë një leje mjedisore të tipit A. Dhe për 4 vite nuk ka patur asnjë kontroll nga shteti dhe e ka lënë të bëjë ç’të dojë. Kontrolli i parë iu bë në shtator 2024 kur plasi skandali i mbetjeve në det dhe aty u zbulua se kanë bërë disa transferta me kompaninë “Sokolaj”- tha gazetarja Gjoka.