Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar videon ‘e evolimit rrënjësor’ të Elisa Spiropalit.
‘Para dhe pas 5 milionë eurove. Ndiqeni sipas dëshirës!’, shkruan Berisha në një postim në Facebook, ndërsa në video duket qartë ndryshimi i Spiropalit nga koha kur nuk ishte në pushtet e deri në ditët e sotme që mban poste në qeveri.
Kujtojmë që Spiropali, në kabinetin e saj kishte punësuar një numër të konsiderueshëm këshilltarësh dhe sekretarësh, shpenzimet për pagat e tyre, kapte shifrën e 400 mijë euro në muaj.