Referendum panshqiptar kundër botës serbe!
Tashmë që zgjedhjet vendore si në Dardani (Kosovë) ashtu dhe në Maqedoninë e Veriut janë në prag.
Për shumë arsye gjithkush që ka shikim të lirë normal politik po e sheh se ato nuk jane data elektorale të radhës për të zgjedhur qeveritarët lokalë….!!!
Këto zgjedhje ndoshta do të kenë rendësi kruciale për të ardhmen e shqiptarëve në trojet e tyre etnike në të dy shtetet.
Intensifikimi i hapur i agresionit të dukshëm e të padukshëm serbo-rus jo vetëm e ka tensionuar situatën por rrezikon të ketë ngjarje të renda e me pasoja.
Projekti “bota serbe” po avancon si një gangrenë në gadishullin tonë biles së fundmi hapur e pa dorashka.
Sajohen kauza të rreme parlamentare-polike në Prishtinë nga Lista Serbe sikundër zhvillohen përkujtime e manifestime agresive në Maqedoninë e Veriut nga trupa serbe me uniformë.
Dikush mund të mendojë e të thojë me mendjeshkurtësi se këto janë shashka propagandistike të zakonshmë të nacionalistëve serbo-maqedonas.
Në fakt pas tyre qëndron më shumë se kurrë
Rusia e cila duke shfrytëzuar vëmendjen botërore në konfliktet e mëdha botërore po avancon në ndezjen e një zjarri të rrezikshëm në Ballkan ku shqiptarët do të ishin targeti kryesor për arsye që gjithkush i din.
Por qëllimi kryesor i këtij shkrimi nuk është thjesht paralajmërimi përmes fakteve.
Natyrisht kjo është natyrisht në brendinë e apelit tim.
Ajo që më alarmon deri në klithmë e kushtrim është fakti se kësaj kryqëzate të re sllavo-serbo- ruse me drejtim të hapur anti-shqiptar po i bëhen ndihmëtarë fatkeqësisht disa shqiptarë.
Nuk është fjala per shqiptarët masivisht…aspak!Eshtë fjala për disa individë fatkeqësisht të veshur me imunitet politik e shtetëror si në Prishtinë ashtu edhe në Shkup.
-Albin Kurti po e çon Dardaninë (Kosovën) në tejskajet e limiteve në miqësinë e partneritetin e saj të shenjtë me SHBA, ndërsa patericat shqiptare në Shkup nën flamurin e “Vlen” janë kthyer në jeniçerë e kuislingë të VMRO-së duke u bërë bashkautorë të zhbërjes dhe dhunimit të të drejtave të fituara me gjak nga shqiptarët, deri në aspiraten shovene të eleminimit të gjuhës tonë dhe simboleve kombëtare.
Kjo është e rëndë dhe e pasuportueshme ndaj është koha sot në këto zgjedhje që shqiptarët të shënojnë kthesen e madhe të braktisjes së Kalit të Trojes dhe izolimit të tyre politik.
Është femijënore të mendosh se historinë mumd ta përsërisim…koha është kundër ndaj pozita e shqiptarëve në Ballkan më e arta ndër shekuj nuk bën të tronditet nga marrëzia, babëzia e mitomania e disa individëve.
Falë Zotit ka akoma burra që vijojnë të kenë jo vetëm zë të kthjellet e vizion të provuar demokratik e kombëtar si Ali Ahmeti e Ramush Haradinaj ndaj është koha t’ju delegojmë besimin pa drojë.