Shkrumbohen 4 automjete brenda një garazhi në një ndërtesë në Spitallë.
Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer pasditen e sotme në zonën e Spitallës në Durrës, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe dëme materiale të konsiderueshme.
Sipas dëshmive të banorëve, zjarri ka përfshirë një ndërtesë ku ndodheshin dy automjete një fuoristradë dhe një triçikël të cilat janë djegur plotësisht.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet përkatëse pritet të japin sqarime mbi rrethanat e ngjarjes.
Forcat zjarrfikëse kanë qenë në terren për të neutralizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonë.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë shuar zjarrin dhe nuk kanë lejuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur këtë rast.