Ballina Kuriozitete Studimi: Shimpanzetë konsumojnë dy gota alkool në ditë

Studimi: Shimpanzetë konsumojnë dy gota alkool në ditë

11
0

Shimpanzetë konsumojnë dy pije alkoolike në ditë falë dashurisë së tyre për frutat e pjekura, thonë shkencëtarët.

Shimpanzetë hanë rregullisht rreth 10% të peshës së tyre në fruta të pjekura çdo ditë dhe duke qenë se ato kalojnë fermentimin natyral, do të thotë se këta majmunë konsumojnë rreth dy koktejle çdo ditë.

Një ekip nga University of California mati sasinë e alkoolit në frutat e pjekura të fermentuara që hanë rregullisht shimpanzetë në Uganda dhe Bregun e Fildishtë.

Këta primatë marrin rreth 14 gramë etanol çdo ditë, alkooli kryesor që gjendet te pijet alkoolike. Kur pesha relative e njeriut dhe shimpanzesë futet në ekuacion, rezulton se majmunët konsumojnë rreth dy pije alkoolike standarde.

Shimpanzetë nuk shfaqin shenja dehjeje, thonë shkencëtarët, pasi frutat konsumohen përgjatë shumë orëve duke kufizuar ndikimin e alkoolit. Ky lloj majmuni është specialist në konsumimin e frutave të pjekura që përbëjnë rreth 70% të dietës së tij.

Shimpanzetë në Uganda preferonin kryesisht fiq, kurse në Bregun e Fildishtë një frut si kumbull me tul të gjelbër.

Shkencëtarët thonë se “është e mundur” që ato kërkojnë për fruta me përmbajtje më të lartë alkooli, pra për fruta më të pjekura që kanë më shumë sheqer për të fermentuar duke u bazuar te aroma e etanolit.