Ballina Rajoni Tanket bllokojnë një pjesë të Beogradit përpara paradës ushtarake

Tanket bllokojnë një pjesë të Beogradit përpara paradës ushtarake

19
0

Në Beograd po bëhen përgatitjet e fundit për paradën e madhe ushtarake që do të mbahet më 20 shtator.

Tanket dhe ushtarët janë tashmë në rrugë, ndërsa një pjesë e lagjes Beogradi i Ri është mbyllur për qarkullim që nga 9 shtatori.

Disa qytetarë shprehin pakënaqësi dhe pyesin për koston dhe qëllimin e paradës, ndërsa ministri i Mbrojtjes u kërkon falje për “dhjetë ditët e shqetësimit”.