Legjenda e futbollit, Thierry Henry në emisionin “CBS Sports” ka zbuluar favoritin për të fituar “Topin e Artë” për vitin 2025.
Sipas ish-sulmuesit francez, favoriti kryesor për të fituar këtë çmim individual është Ousmane Dembele.
Henry e kishte për detyrë t’i emëronte gjashtë favoritët për këtë çmim dhe në të gjitha numrat ai shkroi emrin e Dembele.
“Nuk dua të flas, vetëm shikoni pikturën. Ne mund të flasim për shumë lojtar, por për mua – ai do të jetë fituesi. Këtë vit ai gjithqysh do të jetë më i miri në botë”, u shpreh Henry
Kujtojmë që kanë mbetur edhe pak ditë deri në zgjedhjen e fituesit të “Topit të Artë”.