Ballina Lifestyle Austin Butler blen shtëpinë e Brad Pitt për afro 5 milionë euro,...

Austin Butler blen shtëpinë e Brad Pitt për afro 5 milionë euro, vetëm tre muaj pas grabitjes

36
0

Aktori, Austin Butler, ka blerë shtëpinë e Brad Pitt në Los Feliz, Los Angeles, për 5.2 milionë dollarë (afërsisht 4.89 milionë euro), vetëm tre muaj pasi prona ishte grabitur.

TMZ raportoi se marrëveshja u finalizua javën e kaluar. Grabitja ndodhi në qershor, kur Brad Pitt ndodhej në Tokio.

Tre persona u futën në shtëpi përmes dritareve dhe qëndruan aty për rreth 10 minuta, duke marrë sende me vlerë ende të panjohur, shkruan DailyMail.

Tre të dyshuar u arrestuan më vonë në gusht.

Pas incidentit, Brad përforcoi masat e sigurisë dhe më vonë vendosi ta shiste shtëpinë.

Prona, e njohur si “Shtëpia e Çelikut”, është 2,000 metra katrorë, me tre dhoma gjumi, dy banjo, pishinë, sauna dhe dritare panoramike.

Brad Pitt tashmë është zhvendosur në një rezidencë më të madhe dhe më të sigurt në Hollywood Hills, me vlerë 12 milionë dollarë (afërsisht 11.28 milionë euro), e pajisur me gjashtë dhoma gjumi, tetë banjo, teatër, pishinë dhe sistem sigurie të avancuar.