Ballina Kronika Babë e bir që humbin jetën në aksidentin e Malësisë së Madhe

Babë e bir që humbin jetën në aksidentin e Malësisë së Madhe

22
0

Personi në foto është Nikollë Bluda 76 vjeç i cili humbi jetën pasditen e kësaj të shtune së bashku me të birin Valentin Bluda 32 vjeç në Malësi të Madhe.

Babë e bir teksa udhëtonin me një mjet tip “Benz” u përplasën me një reklamë metalike në një rrethrrotullim.

Pamje nga vendngjarja
Në vendngjarje shihen forca policie dhe ambulanca si dhe qytetarë të rastësishëm. Sipas raportimeve, makina drejtohej nga i riu i cili thuhet se ka humbur kontrollin e automjetit.