Ballina Kronika DURRES/ Policia sqaron kanosjen e drejtorit Spitalit: “Më fut mbesën në punë,...

DURRES/ Policia sqaron kanosjen e drejtorit Spitalit: “Më fut mbesën në punë, ose…”, e pëson 41-vjeçari, procedohen dhe persona te tjera per vepra penale

285
0

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës proceduan penalisht shtetasit:

V. M., 41 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin R. M., me detyrë Drejtor i Spitalit Rajonal Durrës, për t’i futur mbesën në punë.

B. L., 45 vjeç, banues në Kukës, sepse ka ndërhyrë në mënyrë të padrejtë në jetën private, duke i publikuar foto në rrjetin social “TikTok”, një shtetaseje 31-vjeçare, banuese në Durrës.

Xh. B., 30 vjeç, banues në Lezhë, sepse ka ndërhyrë në mënyrë të padrejtë në rrjetin social të shtetasit R. K., 36 vjeç, banues në Durrës, dhe me anë të kanosjes në rrjetin social “TikTok”, e ka mashtruar duke i marrë një shumë parash.

M. B., 27 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Durrës, pasi në lagjen nr. 4, Durrës, gjatë një konflikti ka goditur me grushte, duke i shkaktuar lëndime të lehta shtetasit B. S., 29 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, Durrës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.