Ballina Kronika DURRES/ Vinin baste online të paligjshme, 1 në pranga, 3 nën hetim

DURRES/ Vinin baste online të paligjshme, 1 në pranga, 3 nën hetim

0
69

Goditet një tjetër rast i ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit. Një person ka rënë në prangat e policisë dhe tre të tjerë janë nën hetim, pasi akuzohen për vënie të basteve online, në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi policisë

Vinin baste nëpërmjet celularëve në një lokal, arrestohet një shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, Komisariati i Policise Durres, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, kanë evidentuar një lokal ku ushtrohej kjo veprimtari.

Në vijim të veprimeve, u arrestua shtetasi D. I., 37 vjeç, banues në Durrës, si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit D. B., 35 vjeç, M. D., 27 vjeç dhe N. K., 62 vjeç, të gjithë banues në Durrës, për veprën penale “Organizimi i lotarive, lojërave të fatit apo bixhozit, në kundërshtim me dispozitat ligjore”.

Këta shtetas janë konstatuar në një lokal, në sektorin Hekurudha Plazh, duke vendosur baste sportive në telefonat e tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.