Dy ndeshjet e para të kësaj xhiroje në Superiore dhuruan emocione të mëdha.
Elbasani ia ka dalë të triumfojë ndaj Partizanit në “Arenën e Demave”, me shifrat 1-0. Bunjaku gjeti të papërgatitur kryeqytetasit në minutën e 36-të, duke dërguar kështu mysafirët në epërsi në dhomat e zhveshjes.
Gjërat u komplikuan në maksimum për të kuqtë pasi luajtën për më shumë se 30 minuta me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Bytyçit. Elbasani feston në fund dhe merr kështu 3 pikë me peshë.
Kampionët e Egnatias treguan forcën duke thyer 2-0 Tiranën. Rrogozhinasit dominuan në këtë sfidë, ndërsa shumë pak për të thënë për bardheblutë, në një natë “jo”.