Ballina Kuriozitete Kontinenti i humbur zbulohet pas 375 vitesh

Kontinenti i humbur zbulohet pas 375 vitesh

20
0

Pas spekulimeve shumëvjeçare, shkencëtarët kanë konfirmuar ekzistencën e një kontinenti të quajtur Zelandia ose Te Riu-a-Māui në gjuhën maori, sipas “The Post”.

Zelandia kishte një sipërfaqe prej 1,89 milionë kilometra katrorë dhe dikur ishte pjesë e superkontinentit Gondwana, që përfshinte Australinë Lindore dhe Antarktidën Perëndimore mbi 500 milionë vite më parë.

Në vitin 1642, detari holandez Abel Tasman kërkoi “kontinentin e madh jugor”. Edhe pse nuk e gjeti, ai u takua me popullin maori, të cilët i treguan për një masë të madhe toke në lindje.

Vetëm në 2024, gjeologët zbuluan se kontinenti kishte qenë aty gjatë gjithë kohës, por i zhytur kryesisht nën ujë. Studiuesit e “GNS Science” në Zelandën e Re e përdorin këtë rast si shembull të mënyrës se si diçka e dukshme mund të mbetet e pazbuluar për shekuj.