Ballina Lifestyle Laura Whitmore shkëlqen në Javën e Modës në Londër me një paraqitje...

Laura Whitmore shkëlqen në Javën e Modës në Londër me një paraqitje elegante dhe provokuese

22
0

Laura Whitmore tërhoqi vëmendjen me një paraqitje mjaft tërheqëse mbrëmjen e së premtes, gjatë një eventi të Javës së Modës në Londër.

Ish-prezantuesja e “Love Island”, tashmë 40 vjeçe, u shfaq plot stil në sfilatën e stilistes Ginny Litscher, e cila u mbajt në ambientet elegante të hotelit L’oscar në kryeqytetin britanik.

Laura mahniti të pranishmit me një fustan të gjatë deri në tokë, të stilit kaftan, të mbuluar me shkëlqime që reflektonin dritat e kamerave, shkruan Daily Mail.

Fustani kishte një prerje të lirshme dhe elegante, me një dekolte të thellë dhe motive shumëngjyrëshe me kafshë – përfshirë edhe zogj.

Ajo theksoi këmbët e saj të gjata me një çarje të thellë në njërën anë të fustanit, duke pozuar me buzëqeshje të ndritshme përpara fotografëve.