Ballina Sport Liverpool mbetet perfekt, fiton ndaj Everton

Liverpool mbetet perfekt, fiton ndaj Everton

30
0

Liverpool ka triumfuar 2-1 ndaj Everton, në ndeshjen e Premier League. The Reds realizuan pas 10 minutash lojë, me anë të Gravenberch.

Goli i dytë erdhi në minutën e 29-të, me Ekitike që dërgoi topin në rrjetë, duke çuar tifozërinë në festë.

Gueye ngushtoi shifrat në pjesën e dytë por vetëm kaq, pasi shifrat mbeten të njëjta deri në fund. Liverpool kështu shkon në kuotën e 15-pikëve, pas 5 ndeshjesh.