Ballina Europë Makabre/ “U godit në fyt me tërbim!”, kujdestarja vret me hanxhar gruan...

Makabre/ “U godit në fyt me tërbim!”, kujdestarja vret me hanxhar gruan për të cilën kujdesej

20
0

Policia latine ka arrestuar një grua për vrasjen e 63-vjeçares Antonietta Roço, një grua me probleme me shikimin dhe aftësi të kufizuara të rënda motorike.

Kjo e fundit u gjet e pajetë në shtratin e saj, e mbuluar nga një pellg me gjak në apartamentin e saj në lagjen Campo Boario të kryeqytetit Pontine. Gruaja, një 52-vjeçare pa precedent penal, kishte shërbyer më parë si kujdestare e viktimës.

Ky informacion u dha në një konference për shtyp të mbajtur nga Prokurori Spinelli në Selinë Qendrore të Policisë së Latinës. Të gjitha provat të çonin te kujdestarja e viktimës. Sakaq, nga hetimet e deritanishme thuhet se 63-vjeçarja u vra me një objekt të madh prerës, me shumë gjasa një hanxhar. Por ende nuk e kanë gjetur armën e vrasjes. “Viktima u godit me thikë shumë thellë në fyt, gjë që tregon një forcë dhe tërbim të veçantë, aq sa gruaja ishte shtrirë në shtrat në kushte të tmerrshme”, shtoi prokurori.