Ballina Kronika Në kërkim për mashtrim dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, pranga...

Në kërkim për mashtrim dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, pranga 39-vjeçarit në Tiranë

26
0

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ishte në kërkim për dy vepra penale.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet A. K. (H.), i cili akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda dhe për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt.

NJOFTIMI I POLICISE
Tiranë/Finalizohet operacioni policor “Time” për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim. Si rezultat i kontrolleve, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari, në kërkim për 2 vepra penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Time”, kanë ushtruar kontrolle për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërive, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Si rezultat i kontrolleve, në rrugën “Kastriotët”, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi A. K. (H.), 39 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj 39-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, e ka dënuar këtë shtetas me 1 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.