Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia rrugore në 48 orët e fundit janë vendosur 41 gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve që tentuan të futeshin në autostradë, pa respektuar radhën, duke penguar qarkullimin.
Fokusi i kontrolleve ka qenë tek monitorimi i drejtuesve të monopatinave, i hyrjes pa radhë në rrugë dhe i përdorimit të xhamave të zinj, pa autorizim.
71 masa administrative janë vendosur për drejtuesit e monopatinave që qarkullonin në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, duke rrezikuar veten dhe të tjerët.
57 drejtues mjetesh janë gjobitur për xhama të zinj, të vënë pa autorizimin përkatës.
Policia Rrugore iu bën thirrje drejtuesve të automjeteve dhe monopatinave që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi në lëvizje.
Respektimi i radhës në trafik, shmangia e manovrave të rrezikshme dhe respektimi i kushteve ligjore për qarkullimin në rrugë, janë detyrim për secilin.
Shërbimet e Policisë Rrugore, vijojnë kontrollet në të gjithë rrugët e Tiranës, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë.