Ballina Ekonomia Remitancat, 532 miliardë euro në 6 muajt e parë, 4.7% më shumë...

Remitancat, 532 miliardë euro në 6 muajt e parë, 4.7% më shumë se vjet

83
0

Të ardhurat nga emigrantët vazhdojnë të jenë një mbështetje e rëndësishme për ekonominë e vendit tonë, por edhe për familjet shqiptare. Sipas shifrave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, vetëm në gjysmën e parë të vitit 2025, remitancat kanë sjellë në vend 532 milionë euro, me një rritje prej 4.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të dhënat tregojnë se rritja është e qëndrueshme.Ndërsa gjatë tremujorit të dytë, të ardhurat që familjet shqiptare kanë përfituar nga emigrantët u rritën në 281 milionë euro, nga 268 milionë në 2024 dhe 230 milionë në 2023.

Ky trend reflekton jo vetëm ndihmën direkte ndaj konsumit familjar, por edhe ndikimin në qarkullimin e parasë dhe ekonominë vendase. Një tjetër burim i rëndësishëm janë edhe të ardhurat nga punësimi i shqiptarëve jashtë vendit. Në tremujorin e dytë të këtij viti, sipas Bankës Qendrore, ato arritën në 178 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 10.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur regjistroheshin 161 milionë euro.

Këto shifra konfirmojnë se emigracioni vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në financat e vendit, duke ndihmuar në ruajtjen e ekuilibrave makroekonomikë dhe fuqizimin e konsumit të brendshëm përgjatë viteve të fundit.