Ballina Aktualitet SPAK: Bëmë lapsus. Ahmetaj nuk e ka vjedhur shtetin tek dosja Buka,...

SPAK: Bëmë lapsus. Ahmetaj nuk e ka vjedhur shtetin tek dosja Buka, por tani do e fusim në burg se e ka favorizuar shtetin

61
0

Në 28 shtator të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme i komunikoi akuzën ish ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, duke e marrë të pandehur për dosjen e privatizimit të ndërmarrjes shtetërore Buka.

Në aktakuzën e dorëzuar në gjykatë, SPAK argumentonte se ish ministri i Ekonomisë kishte shkelur ligjin me pasojë duke dëmtuar shtetin.

“Nga analizimi i dokumentacionit shkresor të administruar në dosjen hetimore dhe provave të mbledhura deri në këtë fazë, në përfundimin e tyre, provohet që në origjinë se Arben Ahmetaj, në rolin e ish ministrit të MZHETTS ka vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi ……. duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit dhe të shtetasve,” thuhet në aktakuzën e ngritur nga prokurori Elvin Gokaj.

SPAK: Bëmë lapsus. Ahmetaj nuk e ka vjedhur shtetin tek dosja Buka,

Aktakuza, ku SPAK akuzon Ahmetajn per demtimin e interesave te shtetit

Paralelisht me aktakuzën, mediat u mbushën me lajme se me privatizimin e ndërmarrjes Buka, shtetit i ishin vjedhur 7 miliardë lekë, dhe sigurisht origjina e këtyre lajmeve nuk ishin gazetarët, por burimet brenda në SPAK.

Për gati tre vjet radhë, SPAK vijoi hetime intensive për dosjen Buka. Dhe ruajti të njëjtën vijë akuzë edhe në kërkesën për dërgimin e çështjes për gjykim, në 30 qershor të këtij viti.

SPAK: Bëmë lapsus. Ahmetaj nuk e ka vjedhur shtetin tek dosja Buka,

Kerkesa e dergimit per gjykim, 30 qershor 2025

Por një muaj më vonë, gjatë përballjeve në gjykatë me avokatët mbrojtës të Ahmetajt, prokurori Gokaj bëri një kthesë 180 gradë në akuzën kundër Ahmetajt. Zoti Gokaj deklaroi në gjykatë dy muaj më parë, se nuk ka pretenduar ndonjëherë që Ahmetaj ka dëmtuar interesat e shtetit.

“Në asnjë rast nuk kam pretenduar që i kanë ardhur dëm interesave të shtetit, por të shtetasve. Mund të jetë një lapsus. Edhe tek kërkesa për gjykim, përfundimi i hetimeve nga unë është hetuar për dëmin që i ka shkaktuar familjes Myderizi,” deklaroi prokurori gjatë përballjes në gjykatë.

SPAK: Bëmë lapsus. Ahmetaj nuk e ka vjedhur shtetin tek dosja Buka,

Deklarimet e prokurorit Gokaj ne Gjykate

Pra vjedhja e 7 miliard lekëve të shtetit u shndërrua në lapsus si pa gjë të keqe. Dhe për t’i shkuar çmendinës deri në fund, tani prokuroria kërkon dënim me burg për Ahmetajn, jo se ka dëmtuar shtetin, por sepse e ka favorizuar atë duke i dhënë më shumë aksione në ndërmarrjen Buka nga sa i takonin.

Nga të gjitha dosjet hetimore të Prokurorisë së Posaçme, ajo e privatizimit të ndërmarrjes Buka është më diskretituesja për këtë institucion. Së pari, kjo është një dosje thellësisht jo profesionale. Konsideroni vetëm diçka.

Shteti dhe pronarët e truallit zotëronin 50.7 për qind të aksioneve së bashku në ndërrmarjen Buka. Pjesa tjetër prej 49.7 për qind zotërohej nga privatë dhe ish punonjës.

Tani si u ndanë këto 50.7 për qind e aksioneve pas vlerësimit të ekspertit të pavarur që angazhoi ministria e Ekonomisë? Shteti mori 45.97 për qind, ndërsa pronarëve iu njoh 4.73 për qind e aksioneve. SPAK e akuzon Ahmetajn për shpërdorim detyre, pasi duhet t’i kishte ndarë aksionet 26.17 për qind për pronarët e truallit dhe 24.53 për qind për shtetin.

Vetëm dy llogari të shpejta. Në ndërmarrjen Buka shteti zotëronte 32 mijë metër katror truall, 16 ndërtesa me 10 mijë metër katrorë ndërtim si dhe të gjitha makineritë dhe pajisjet. Ndërsa pronarët e truallit zotëronin vetëm 8 mijë metër katror truall. Pra, sipas SPAK, pronarëve që kishin gjithsej 8 mijë metër truall iu takonte 26.17 për qind e aksioneve, ndërsa shtetit me 32 mije metër katrorë truall, 10 mijë metër katrorë ndërtim dhe të gjitha makineritë i takonte 24.53 për qind.

Por mungesa e profesionalizmit është problemi më i vogël i asaj dosje. Ky është një hetim, i cili ka dyshime shumë të forta për motive të tjera, përtej drejtësisë dhe të vërtetës.

SPAK ka hetuar plot tre vjet për ndërmarrjen buka. Por siç pranon dhe vet prokurori nuk ka gjetur dot lidhje, transaksione apo njohje mes biznesmenit Lirim Fezollari dhe Arben Ahmetajt. Në vend të kësaj, gjeti lidhje dhe njohje të Endri Duçkës, ish sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Ekonomisë, dhe një Endri tjetër që tani është arratisur thonë. Por SPAK-ut nuk i intereson Duçka.

Ndaj Duçka është i lirë sepse shënjestra ka qenë Ahmetaj. Dhe kur hetimet bëhen me shënjestra, drejtësia ka vdekur. Me paçavuren Buka, tashmë gjithkush ka të drejtën legjitime të dyshojë se në SPAK ka dhe axhenda, fijet e të cilave dirigjohen politikisht. Dhe ky është dëm shumë më i madh se sa mosdënimi i të korruptuarve./kapital.al